Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bardhecaj nga Kanal10: E frikshme të raportosh nga veriu – në çdo moment ndihemi të rrezikuar

Gazeta10
26 December 2022 - 21:25

Gazetarja e Kanal10, Gresa Bardhecaj e cila që nga vendosja e barrikadave në pikat kufitare Kosovë-Serbi, ka raportuar mbi tensionet në atë pjesë të vendit, ka treguar në Politiko mbi vështirësitë me të cilat është përballuar gjatë punës së saj.

Ajo e ka cilësuar të frikshme edhe rrugën ku ajo vazhdimisht e ka bërë për të arritur në vendin ku janë vendosur barrikadat nga serbët lokal të veriut, shkruan Gazeta10.

Madje, Bardhecaj theksoi se edhe patrullimi i vetëm i trupave të KFOR-it, të krijonë ndjenjë frike.

‘Është ndjesi pak e çuditshme, për shkak se nuk e dimë se çfarë mund të ndodh. Ne kemi raportuar nga fshati Rudare, atje edhe ku është vendosur barrikada e parë, dhe njëherësh barrikada më e madhe. Rrugëtimi prej veriut të Mitrovicës, e deri të barrikda është paksa e çuditshme, sepse përgjatë rrugës që gazetaërt e përshkojnë, është errësirë dhe të krijonë ndjenjë që në çdo moment mund të vije një sulm në drejtim tonin. Vet ndjesia që aty po patrullon vetëm KFOR-i, është një frikë. Është ndjesi që në çdo moment të përcjell‘, tha Bardhecaj në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.