
Punimet në rrugën A po vazhdojnë edhe në pjesën e mbetur të segmentit që ende nuk është rregulluar.
Gazetarët Diona Krasniqi dhe kamermani Lorent Dedinca kanë raportuar nga vendi i ngjarjes se ekipet punuese kanë dalë në teren për të vazhduar punimet, ndërsa në këtë aks rrugor vazhdojnë të krijohen kolona të gjata të automjeteve.
Përveç vonesave dhe vështirësive në qarkullim, një tjetër shqetësim që është evidentuar në këtë zonë janë mbeturinat e hedhura përgjatë rrugës.
Sipas raportimit, qytetarët po vazhdojnë të hedhin mbeturina në hapësirat përreth.
Gazetarja Krasniqi theksoi se është e rëndësishme që qytetarët të tregojnë kujdes dhe të shmangin hedhjen e mbeturinave, në mënyrë që të ruhet ambienti dhe pastërtia përgjatë kësaj rruge./Gazeta10