Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Majko për tensionet në veri: Vendimet e vështira janë afër

Gazeta10
27 December 2022 - 16:21

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka folur sot për situatën e krijuar në veri të Kosovës, pas vendosjes së barrikadave në Mitrovicë.

Në një postim në rrjetet sociale, Majko ka shkruar se vendimet e vështira janë afër dhe se shpresa në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë është bërë e rrezikshme.

 “Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme. Vendimet e vështira janë afër. Guximi sot, nuk ka të bëjë me njerëzit që humb por me ata që shpëton”, ka shkruar Majko në Twitter.

Serbët lokalë që 18 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.