
Madonna vuan nga njëri gju për shkak që mbathte taka të larta në çdo paraqitje.
Këngëtarja 67-vjeçare e zbuloi këtë në një intervistë me Interview Magazine.
“Kam një gju të keq tani. Nuk kam më kërc, nga vitet që vallëzoja me taka të larta”, tha Madonna. Vrapimi dhe seancat intensive të jogas thuhet gjithashtu se ia kanë dyfishuar problemet.
Këngëtarja thotë se i është dashur të heqë dorë nga disa forma ushtrimesh. Megjithatë, ajo ende nget biçikletë dhe bën stërvitje intensive në qark për të qëndruar në formë./Gazeta10