Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bajrami: Kërcënimi i Serbisë ndaj Kosovës është kërcënim ndaj NATO-së dhe BE-së

Gazeta10
27 December 2022 - 16:55

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka thënë se kërcënimi i Serbisë ndaj Kosovës është kërcënim ndaj NATO-së dhe BE-së, raporton Gazeta10.

Duke i komentuar zhvillimet e fundit në vend, ai ka thënë se pozicioni gjeopolitik i Serbisë është në mbështetje të presidentit rus Putin dhe Rusisë.

Më tej, ai ka thënë se Kosova Demokratike dhe Sovrane është një pengesë për influencën serbo-ruse në Ballkanin Perëndimor.

Këtu keni postimin e plotë:

“▪︎ Kërcënimi i Serbisë ndaj Kosovës është kërcënim ndaj NATO/BE

▪︎ Pozicionimi gjeostrategjik i Serbisë është në mbështetje të Putinit/Rusisë

▪︎ Kosova Demokratike dhe Sovrane (si MNE, BiH, N.Mac & ALB) është një pengesë për dominimin/influencën serbe/ruse ​​në BB.

▪︎ Zbutja nuk do të funksionojë”, ka shkruar Bajrami në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se në veriun e Kosovës vazhdojnë të jenë të mbyllura disa rrugë pasi që serbët lokal atje kanë vendosur barrikada në rrugë.

Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.