Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Enzo flet për të ardhmen e tij: Momentalisht nuk di asgjë, jam i fokusuar te Benfica

Gazeta10
27 December 2022 - 19:12

Enzo Fernandez është njëri nga zbulimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Fernandez pas paraqitjeve mjaft të mira me Argjentinën u shpall lojtari i ri më i mirë i Botërorit të Katarit.

Në drejtim të reprezentuesit argjentinas kanë ardhur oferta të shumta nga klubet e mëdha evropiane, por raportohet se më afër transferimit të Enzos janë dy gjigantët anglezë, Liverpooli dhe Manchester United.

Lidhur me këto zëra, ka reaguar edhe vetë mesfushori argjentinas, ku ka deklaruar se nuk di asgjë rreth të ardhmes së tij dhe është i fokusuar vetëm te Benfica.

“Nuk di asgjë rreth të ardhmes sime apo për ofertat që kanë ardhur. Kjo është një gjë me të cilën merren agjentët e mi. Nuk dua të merrem me këtë gjë. Jam i

fokusuar të Benfica, ne kemi ndeshje të premten” deklaroi Enzo.

21-vjeçari me shumë gjasë po kalon sezonin e tij të fundit me Benficën, skuadrën të cilën për largimin e Enzos kërkon rreth 120 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.