Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zbulohen detaje të reja, 67-vjeçarja në Dragash dyshohet se u vra nga kunata e saj

Gazeta10
27 December 2022 - 21:03

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se sot është arrestuar një grua, e cila dyshohet për vrasjen e  një 67-vjeçareje në fshatin Kuk të Dragashit, raporton Gazeta10.

Prokuroria ka njoftuar se janë siguruar prova që vërtetojnë se kunata e saj (N.A) e ka goditur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit “ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja e viktimës”.

Sipas Prokurorisë, e dyshuara N.A. e ka goditur disa herë me mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar vdekjen. Ajo dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së viktimës S.D., në fshatin Kuk – Komuna e Dragashit, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore të viktimës, kemi arritur të sigurojmë prova materiale relevante lidhur me rastin, që vërtetojnë dyshimin e bazuar se e dyshuara N.A., e ka goditur disa herë më mjete të forta viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë ka ardhur deri te vdekja e viktimës. Në rastin konkret e njejta, dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me urdhër të prokurorit e njëjta është ndaluar për 48 orë. Për veprimet tjera hetimore, prokuroria do t’ju mbajë të informuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë të martën.

Ndërkaq Policia e Kosovës sot ka njoftuar se ka pasur një rast të raportuar në nëntor të këtij viti për dhunë ndaj 67-vjeçares.

Por që rasti i raportuar më shumë lidhej për mos kujdesin dhe dhunën psikike ndaj personave me aftësi të kufizuara.

67-vjeçarja ka pasur probleme shëndetësore sepse nuk ka qenë e aftë të kujdeset për vete, nuk ka mundur të lëvizë as për nevoja bazike dhe fiziologjike./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.