
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka thënë se shteti ka kapacitetet për heqjen e barrikadave, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se gjatë javës së kaluar KFOR-i i ka kërkuar që t’i jepet më shumë kohë.
“Sa i përket barrikadave është e vërtetë që në javën e kaluar ne na është kërkuar nga KFOR-i që t’i japim më shumë kohë”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se Qeveria ka parë vëmendjen dhe angazhimin e KFOR-it rreth kësaj situate.
“Kemi parë vëmendjen dhe angazhim të KFOR-it por në të njejtën kohë unë e rirheksojë që Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës i kanë kapacitet për t’i hequr ato barrikada”, ka thënë Kurti.
Kujtojmë se në veriun e Kosovës vazhdon të ketë barrikada përmes së cilave serbët lokal kanë bllokuar rrugët qe më shumë se dy javë.
Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar që të hiqen barrikadat si dhe të ulen tensionet. / Gazeta10.