Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Florent Muslija rinovon kontratën me Paderbornin

Gazeta10
28 December 2022 - 16:32

Futbollisti I kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, ka vazhduar bashkëpunimin me skaudrën gjermane, Paderborn.

Paderborni të hënën ka konfirmuar se kanë rinovuar kontratën me Muslijën përtej këtij sezoni, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.

Muslija kishte kontratë me ekipin gjerman deri në përfundim të sezonit, por të dyja palët kanë arritur marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin.

24-vjeçari ka pasur paraqitje mjaft të mira me Paderbornin këtë edicion, ku deri më tani ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar dy asistime në 17 ndeshje.

Ai erdhi te Paderborni si transfer i lirë, pas një periudhe katërvjeçare të kaluar te ekipi tjetër gjerman Hannoveri.

Paderborni bën gara në Bundesliga 2 dhe aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë me 26 pikë.

Muslija ishte pjesë e grupmoshave U20 të Gjermanisë, por pastaj vendosi që të reprezentojë kombëtaren e Kosovës.

Ai bëri debutimin me ‘Dardanët’ në vitin 2019, dhe deri më tani ka zhvilluar 15 paraqitje, prej të cilave ka shënuar një gol.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.