
Sulmuesi i kombëtares Shqiptare, Myrto Uzuni, po kalon në formë mjaft të lartë me skuadrën e tij Grandan në La Liga 2.
Forma e mirë e tij në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll ka rënë në sy të disa klubeve elitare spanjolle, të cilat duan transferimin e tij.
Skuadra e fundit që ka shprehur interesim për reprezentuesin shqiptar është Real Betisi.
Ekipi andaluzian e sheh Uzunin si lojtar ideal për të përforcuar fazën ofanzive.
Uzuni erdhi te Granda në janar të këtij viti nga skaudra hungareze, Ferencvaros, për shumën e katër milionë eurove.
Gjysmësezoni ai luajti në La Liga, por që nuk kishte mjaftueshëm hapësira, por këtë edicion në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll, 27-vjeçari ka shpërthyer duke shënuar 11 gola në 20 ndeshje.
Sulmuesi nga Berati ka kontratë me Granadën deri në vitin 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth pesë milionë euro.