Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nurellari i PDK-së: SHBA dhe BE nxorën në shesh mashtrimet e Kurtit për Pantiqin

Gazeta10
28 December 2022 - 19:53

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari ka thënë se BE-ja dhe SHBA-ja ja nxorën në shesh mashtrimin Kurtit për një marrëveshje të fshehur që serbët nuk do të preken dhe arrestohen për trazirat e fundit të shkaktuara në veri të vendit.

Nurellari ka thënë se e tërë kjo shfaqje u demaskua nga deklarata e përbashkët e BE-së dhe SHBA-së.

“Mirēpo e gjitha kjo shfaqje u demaskua nga deklarata e përbashkët e sapodalë e Zëdhënësit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së dhe Zëvendës zëdhënëses së Departamentit të Shtetit të SHBA-së për tensionin në rritje në Veri të Kosovës. Deklarata sqaron se ka pasur negociata të udhëhequra prej BE dhe SHBA për të gjetur një zgjidhje politike që shmang përshkallëzimin. Aty thuhet e bardhë me të zezë “ i mirëpresim garancitë e lidershipit të Kosovës (We welcome the assurances of the leadership of Kosovo)” që asnjë serb të mos arrestohet ose përndiqet për zhvillimet në veri. Pra është prapë Kurti ai që përsëri zmbrapset dhe amneston Pantiqin dhe banditët që bllokojnë veriun sikurse u zmbrapsën për targat apo zgjedhjet. “, ka shruar Nurellari.

Tutje, Nurellari ka komentuar edhe sjelljen e Kurtit ndaj lirimit të Pantiqit duke thënë se e ka trajtuar si një lëshim nga prokurori i rastit, raporton Gazeta10.

“Zëdhënësit e Bashkimit Evropian dhe Departamentit të shtetit nxjerrin në shesh mashtrimin e Kurtit me deklaratën e tyre të përbashkët duke treguar se paska një marrëveshje të negociuar prej tyre sipas të cilës serbët e veriut nuk do të preken për trazirat e fundit. Kurti u përpoq ta trajtonte lirimin e Pantiqit si një veprim teknik që vinte si lëshim i prokurorit Bajraktari duke shprehur habi për vendimin e ndërkohë ministrja e drejtësisë e quajti veprim të rëndë ndërsa partia në pushtet e quajti tradhëti.”, ka shkruar Nurellari.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme është liruar ish-polici serb i arrestuar, Dejan Pantiq nën dyshimet për organizimin e sulmit të zyrave të KQZ-së në veri të vendit. Ai tani është dërguar në arrest shtëpiak.

 Për arrestimin e tij serbët lokal edhe kishin bllokuar rrugët në veri të vendit përmes barrikadave.

Kjo ka nxitur reagime edhe nga ana e Qeverisë e cila ka hedhur akuza ndaj sistemit të drejtësisë lidhur me këtë veprim.

Nga ana tjetër edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook kishte hedhur pikëpyetje nëse lirimi i policit serb dhe dërgimi në arrest shtëpiak ishte një marrëveshje e fshehur e Kurtit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.