Avokati Arbër Jashari, ka komentuar ndryshimin e masës së arrestit ndaj ish-policit serb Dejan Pantiq, të cilit sot prokuroria i ka vendosur masën e arrestit shtëpiak, raporton Gazeta10.
Jashari ka thënë se ky veprim është i pa justikueshëm sepse ka pasur bazë edhe më tutje që të vazhdohet paraburgimi sepse tani ekziston rreziku që Pantiq të largohet nga Kosova, ose të ndikoj tek dëshmitarët e rastit apo edhe ta përsërisë veprën penale.
“Janë dy çështje e para sa i përket shkaqeve që është përcaktuar paraburgimi, masa, mendoj se ka pasur bazë edhe më tutje me vazhdu kjo masë për arsye se më të vërtet nëse është vërtetuar dyshimi i bazuar dhe ka gjasa që ai te ikë. Në fakt ai mund të ikë dhe ta lëshoj territorin e Kosovës dhe të mos ju përgjigjet më organeve të rendit ose mund të ndikoj në prova të dëshmitarëve ose ta përsërisë veprën penale prapë, pra këtë aspekt mendoj se ka pasur kushte dhe nuk justifikohet një vendim i tillë. Ne kemi një kod të procedurës penale i cili në mënyrë të detajuar ka paraparë se si duhet të mbahet një i burgosur, nuk është Kosova shtet i cubave ka një kushtetutë, e zbaton Konventën për Liri e të Drejta të Njeriut, vendimet e Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut. Nuk mundesh të mbash një njëri kur ligji ty të thotë që duhet me u mbajt në institucion të paraburgimit ose qendër ku mbahen të burgosurit por në hapësirë të ndarë ku do t’i mundësohet vizita familjare mjeku, shëtitje në hapësirë publike dy orë në ditë, pushim tetë orë, mbajtja e higjienës, shëndetit, aq sa kemi dëgjuar këto kushte s’kanë ekzistuar.”, ka thënë Jashari./Gazeta10