Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Abdixhiku mediave: Do të angazhohemi që fjala e lirë e mendimi kritik të zënë vend qenësor në Kosovë

Gazeta10
28 December 2022 - 21:45

Kryetari i Lidhjes Demokratike të kosovës Lumir Abdixhiku ka takuar përfaqësues të mediave të Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se, si formacion i parë demokratik, do të angazhohemi në çdo rol, sot e nesër pa dallim, që fjala e lirë, raportimi i lirë e mendimi kritik të zënë vend qenësor në Kosovë.

“Sonte, organizuam ndejën e fundvitit me media, gazetarë, opinionistë e anëtarë të shoqërisë civile. I falënderova për punën dhe përkushtimin gjatë këtij viti në ndërtimin e një shoqërie demokratike, për të cilën vendi ynë ka aq shumë nevojë. Bindjet e orientimet tona bëhen të parëndësishme në këtë rrugëtim gjithëshoqëror. Si formacion i parë demokratik, do të angazhohemi në çdo rol, sot e nesër pa dallim, që fjala e lirë, raportimi i lirë e mendimi kritik të zënë vend qenësor në Kosovë. Gëzuar, e punë të mbarë në vitin e ri!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.