
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” është raportuar se dy kamionë nga barrikadat e vendosura në veri të Mitrovicës janë djegur më saktësisht te “Kërshi i Dudës”.
Në një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi mund të shihet se këta dy kamionë janë djegur në orët e para të mëngjesit kjo pasi tymi është ende duke dal, raporton Gazeta10.
Kujtojmë se sot është dita e 20 nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, dhe presidenti i Serbisë ka paralajmëruar se sot do të bëhet heqja e barrikadave./Gazeta10