Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj: Falë Amerikës dhe BE-së edhe një herë u zgjidh situata shpërthyese në veri

Gazeta10
29 December 2022 - 13:24

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se falë SHBA-së dhe BE-së edhe një herë u gjet zgjidhja për situatën shpërthyese në veri, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se deklarata e përbashkët SHBA-BE si përcaktim për problemet e hapaur me Serbinë duhet të jetë një udhërrëfyes që duhet ndjekur Kosova.

Më tej, ai ka thënë se edhe këtë herë, ashtu si gjithmonë, u dëshmuar se partneriteti me SHBA-në dhe BE-në nuk ka alternativë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Deklarata e përbashkët SHBA-BE si përcaktim që problemet e hapura me Serbinë të zgjidhen me mjete politike, është udhërrëfyes që duhet ndjekur edhe ne si Kosovë.

Falë Amerikës dhe BE-së, edhe një herë u gjet zgjidhja për një situatë shpërthyese në veri të vendit.

Si gjithmonë edhe këtë herë u dëshmua se partneriteti me ShBA dhe BE nuk ka alternative”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se në veriun e Kosovës ka  një numër barrikadash të vendosura nga serbët lokal atje qe më shumë se dy javë dhe të njejtat pritet të largohet sot. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.