Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

 Doncic hyn në historinë e NBA-së, bëhet lojtari i parë që realizon 60 pikë në një ndeshje

Gazeta10
29 December 2022 - 16:18

 Basketbollisti slloven i Dallasit dhe një nga më të mirët në Evropë dhe botë, Luka Donçiç ka hyrë në historinë e NBA-së si basketbollisti i parë i cili në një ndeshje të vetme ka shënuar 60 pikë.

Dallas Mavericks në vazhdim mposhti New York Knicks me rezultatin 126:121 me “triple-double”-n historike të yllit slloven Donçiç.

Mavericks shënoi fitoren e katërt radhazi dhe në total të 19-ën në sezon, para së gjithash falë “mjeshtrit” slloven Donçiç i cili kishte një statistikë mahnitëse duke hyrë në historinë e NBA-së si lojtari i parë që në një ndeshje të vetme regjistroi “triple-double” me 60 pikë.

Donçiç në ndeshjen e fundit theu edhe rekordin personal për pikë të shënuara në një ndeshje, të cilin më parë e mbante me 51 pikë.

Në të njëjtën kohë ai theu edhe rekordin e klubit, të cilin më parë e mbante Dirk Noëitzki, i cili shënoi 53 pikë kundër Houston Rockets në vitin 2004.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.