
Manchester City i ka ofruar skaudrës së Milanit shkëbimin ndërmjet futbollistëve Jack Grealish dhe Rafael Leao.
City nuk janë të kënaqur me angazhimin e sulmuesit anglez dhe po kërkojnë largimin e lojtarit në përfundim të këtij sezoni.
Grealish erdhi te City në verën e vitit të kaluar nga ekipi tjetër anglez Aston Villa, për shumën e 100 milionë eurove.
Por, Grealish nuk ka arritur pritshmëritë që kishte për të kampioni në fuqi i Anglisë dhe ky pritet të jetë edicioni i tij i fundit në “Etihad Stadium”.
City kërkon që pauses i Grealish në pozitën e sulmuesit të majtë të jetë anësori portugez, Rafael Leao.
Leao ende nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e tij me Milanin dhe ky mund të jetë edicioni i tij i fundit në futbollin italian.
Përveç Manchester Cityt, për Leaon ka interesim të madh nga skaudrat e njohura europiane, të cilat janë të gatshme të ofrojnë shuma marramendëse për transferimin e tij.