
Komentatori politik, Blerim Gashi ka thënë se me fillimin e verës së vitit 2023, Kosova e Serbia në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve do ta pranojnë planin frankoo-gjerman.
Ai në Politiko tha se pas largimit të barrikadave dhe fillimit të procesit të dialogut, do të nis edhe presioni ndërkombëtarë lidhur me marrëveshjen finale, shkruan Gazeta10.
“Besoj që aq sa mund të mbërrihet në nivelin optimal, është se plani franko-gjerman do të arrihet në 2023. Jo më larg se fillimi i verës 2023. Pranvera këtë herë nuk do të vonohet. Ka me ardh bajagi i zymtë për klero-fashistët serb, kërkush s’ka me i vet ma. Askush s’do t’i thotë superfuqisë ‘jo’. Ne s’do të mund t;i shpëtojmë atij presioni amerikan”, tha Gashi në Politiko.
Ai ka përmendur edhe procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.
Gashi duke ju referuar vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës ndaj ish-policit serb të Kosovës, tha se gjithmonë është më mirë të ruhet paqja, sesa të kesh të drejt. /Gazeta10