
Në programin e fundit për këtë vit “Mëngjesi me Arben Ahemtin” së bashku me gazetarët Val Ajvazi dhe Saranda Alshiqi ata do të tregojnë për çastet e bukura profesionale për këtë vit.
Gazetari Val Ajazi tregon për përjetimet dhe sfidat si gazetar duke shtuar se është shumë krenar që i takon Kanal10 e veqanërisht programit “Mëngjesi me Arben Ahmetin”.
“Tash e tri vite jam pjesë e Kanal10 dhe unë si gazetar mëngjesin e fillojë me shumë pozitivitet krejt kjo si shkak i Arbenit, ndonëse jam shumë krenar që i takojë programit “Mëngjesi me Arben Ahemtin”, shton ai.
E gazetarja Saranda Alshiqi pas pyetjes së Arbenit se a më mirë pjesë e ogranizimit të programit të mëngjesit apo në teren ajo shton se tereni i jep një emocion ndryshe dhe më të veçant.
“Është përgjegjësi më e madhe të merresh me organizimin e programit të mëngjesit mirëpo terrenin un e përjetojë më ndryshe është një kënaqësi tjetër dhe e bëjë ma me dëshirë”, tha ajo.
Ndërsa në fund po ju lëmë nën tingujt e bukur të artistit të njohur njëkohësisht edhe producentin në Kanal10, Ilir Tolaj dhe njërën nga pjesëtaret e regjisë Aldona Kurtolli./Gazeta10