Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Opozita e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë (VIDEO)

Gazeta10
30 December 2022 - 19:07

Raporti: Viola Korça

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e kanë dërguar në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë i cili u miratua një javë më parë në Kuvendin e Kosovës. Nga këto dy subjekte kanë thënë se ligji bie ndesh me detyrimet që ka marrë Kosova ndaj BE-së, derisa janë shprehur se Kushtetuesja ka bazë të mirë që ta shfuqizojë të njëjtin

Dy partitë më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK ashtu siç patën paralajmëruar, kanë dërguar të premten në kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Nga këto dy subjekte thanë se ligji bie ndesh me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe parimet evropiane për administratën publike.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, pas dorëzimit të lëndës në Gjykatën Kushtetuese tha se Kushtetuesja ka bazë që ta shfuqizojë këtë ligj, i cili sipas tij, synon nënshtrimin e administratës publike.

Shfuqizimin e këtij ligji nga Kushtetuesja po e presin edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës më 22 dhjetor pati miratuar në lexim të dytë Projektligjin për zyrtarët publikë, kurse në votim nuk kishin marrë pjesë partitë opozitare, PDK, LDK e AAK. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.