Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hajdari: 2022-ta vit me shumë sfida (VIDEO)

Gazeta10
30 December 2022 - 19:32

Raporti:Arbenita Ilazi

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari ka folur të premten për të arriturat e dikasterit që ajo drejton. Hajdari ka thënë se viti 2022 ishte vit me shumë sfida në aspektin gjeopolitik të cilat ndikuan edhe në ekonominë e shtetit. Ndërsa, para medieve ajo nuk ka lënë pa përmendur as dënimin me gjobë prej 700 eurove për mosraportim të pasurisë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka mbajtur konferencën e fundvitit, me ç’rast ka prezantuar të arriturat e ministrisë.

Mirëpo, para medieve ajo nuk la pa përmendur edhe gjobën prej 700 eurove që iu shqiptua për mosraportim të pasurisë.

Hajdari ka thënë se viti 2022 ishte vit me shumë sfida në aspektin gjeopolitik të cilat ndikuan edhe në ekonominë e shtetit.

Ndërsa, ajo tha se përmirësimi i mjedisit të të bërit biznes ka qenë një nga prioritetet e ministrisë që ajo udhëheq.

Hajdari deklaroi se kanë punuar gjatë tërë vitit në hartimin e politikave dhe plotësimin e kornizës legjislative krahas zbatimit të programeve përkrahëse për ndërmjarrjet mikro të vogla dhe të mesme, negocimit të marrëveshjeve tregtare dhe mirëfunksionimit të tregut vendor.

Ajo u shpreh se si rezultat i punës, gjatë këtij viti, MINT ka finalizuar draftin e politikës industrial.

E para e Ministrisë së Industrisë nënvizoi po ashtu se gjatë këtij viti kanë paraqitur nisjen e negociatave për marrëveshjen e tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.