Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

10-vjeçarja përjashtohet nga shkolla në Ferizaj (VIDEO)

Gazeta10
30 December 2022 - 20:35

Raporti: Arbenita Ilazi

Një familje gjashtë anëtarësh në Komunën e Ferizajt përballet me kushte të rënda jetese. Përveç kësaj, pesë anëtarët kanë edhe probleme mendore, për të cilët duhet të kujdeset gjyshja e tyre. Për të rënduar ende më shumë gjendjen e tyre, 10-vjeçaren e kësaj familje e kanë përjashtuar edhe nga shkolla. Nga drejtoria e shkollës kanë thënë se një vendim të tillë e kanë marr pas problemeve të theksuara mendore të saj.

E vetme, po kujdeset për pesë anëtarët e familjes, të cilët janë me problem mendore.

L. B. nga Komuna e Ferizajt, përveç problemeve të mëdha financiare, ajo po detyrohet të kujdeset për të gjithë anëtarët e familjes që nuk janë të aftë të kujdesen për veten.

Përveç kësaj, ajo ka një shqetësim tjetër, pasi që mbesën e saj 10-vjeçare ka tre javë që e kanë larguar nga shkolla.

Gjyshja e saj thotë se një vendim i tillë nuk është aspak i drejt, pasi që do të dëshironte që mbesa të paktën të mësonte shkrim-leximin.

Ndërkaq, drejtori i shkollës, ku vijonte mësimin 8-vjeçarja ka thënë se ishte e pamundur mbajtja e saj në shkollë, për shkak të sjelljeve.

Të njëjtin arsyetim e ka dhënë edhe mësuesja e klasës.

Ndërsa, drejtori i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani ka thënë se është në dijeni për rastin në fjalë, por që sipas tij, pavarësisht rrethanave jo të lehta, nuk është e arsyeshme që një fëmije t’i ndalohet mësimi, së paku deri në një zgjidhje tjetër.

Përveç 10-vjeçares, mësimet nuk është duke i vijuar as vëllai i saj 12 vjeç, që sipas drejtorit të shkollës, prindërit kanë vendosur që me dëshirën e tyre të mos e sjellin në shkollë. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.