Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti e pret në takim Komandantin e KFOR’it, flasin për heqjen e barrikadave

Gazeta10
31 December 2022 - 14:02

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim Komandantin e KFOR’it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia dhe oficerë të tjerë të lartë të KFOR-it e të karabinierëve italianë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeminstrit, në këtë takim është folur për heqjen e 16 barrikadave, raporton Gazeta10.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes dhe sigurisë, ishin në qendër të këtij takimi. Në veçanti u trajtua largimi i suksesshëm i të 16 barrikadave të cilat po shkelnin rendin e ligjin dhe lirinë e lëvizjes për qytetarët në katër komunat në veri të Ibrit”, thuhet në komunikatë.

Sipas ZKM’së, Kurti dhe Gjenerali Ristuccia u pajtuan për vazhdimin e komunikimit të shpeshtë dhe bashkëpunimit të rregullt në shërbim të ruajtjes së sigurisë, paqes dhe rendit publik në mbarë territorin e Republikës së Kosovës dhe lirisë së lëvizjes, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.

“Në përmbyllje të këtij takimi, u shkëmbyen urimet për vitin e ri 2023”, thuhet në fund të njoftimit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.