Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Inflacioni goditi ekonominë (VIDEO)

Gazeta10
01 January 2023 - 19:17

Raporti:Arza Kastrati

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me rritje enorme të çmimeve të shumë produkteve, derisa inflacioni ka goditur bizneset. Gjatë 2022-tës inflacioni arriti në nivelin më të lartë që nga viti 1998. Ekspertët e ekonomisë po fajësojnë qeverisë derisa thonë se e njëjta nuk ka mbështetur bizneset dhe punëtorët e sektorit privat.

Inflacioni në Kosovë gjatë 2022-tës arriti në nivelin më të lartë që nga viti 1998.

Qytetarët u përballën me rritje enorme të çmimeve të cila u shkaktuan fillimisht nga pandemia COVID-19, e pastaj nga lufta në Ukrainë.

Njohës të ekonomisë kritikuan ekzekutivin, derisa thanë se e njëjta është dashur të ndërhyjë në zbutjen e inflacionit.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Skënder Krasniqi, është shprehur i zhgënjyer me qeverinë, derisa tha se e njëjta nuk i ka mbështetur bizneset dhe punëtorët e sektorit privat.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna ka thënë se viti i kaluar u karakterizua me shumë sfida për bizneset.

Sipas tij, inflacioni për 2022-tën ka arritur një normë të lartë, dyshifrore apo më të lartën që prej shpalljes së pavarësisë.

Inflacioni gjatë vitit që lam pasë sipas një raporti të Bankës Botërore shënoi rritje deri 19.2 për qind. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.