Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjendet pa shenja jete një 30-vjeçare në Prishtinë (VIDEO)

Gazeta10
04 January 2023 - 19:27

Raporti: Saranda Alshiqi

Një grua rreth moshës 30 vjeçare është gjetur pa shenja jete në Prishtinë, derisa rrethanat për këtë rast po cilësohen si të dyshimta. Nga Policia dhe Prokuroria kanë  thënë se janë duke e hetuar rastin dhe rrethanat. Kurse, nga Urgjenca kanë njoftuar se  me të shkuar në vendin e ngjarjes është parë edhe gjak.

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur gjatë së mërkurës në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Me të pranuar informatën, ekipet policore, mjekësore dhe të hetuesisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke e konstatuar vdekjen e gruas 30-vjeçare.
30-vjeçarja është gjetur pa shenja jete brenda kësaj banese, në rrethana të cilat po cilësohen të dyshimta

Policia e Kosovës ka thënë se është duke e hetuar rastin, pasi viktima kishte lëndime.

“Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.”

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë rastin e kanë cilësuar si vdekje në rrethana të dyshimta.

“Është gjetur një trup pa shenja jete (femër). Sipas informatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.”

Ndërsa, shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli ka thënë se në katin e dytë të banesës, viktima është gjetur pa shenja jete, derisa shalleve kanë hasur edhe në shenja gjaku.

“Emergjenca ka marrë thirrje të dyshimtë dhe me të arritur ekipi në vendin e ngjarjes shkallëve ka pasur shenja gjaku. Në pllaton e dytë kemi hasur me një person rreth moshës 30 vjeçare, femër pa shenja jete ku më pas kemi kontaktuar edhe policinë.”

Sipas prokurorisë, pas ekzaminimeve trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.