Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Vdekja e pacientit pas operacionit në QKUK, edhe policia po e trajton informatën

Gazeta10
05 January 2023 - 23:16

Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin ku një pacient vdiq pas operacionit në QKUK, më konkretisht në Klinikën e Kardiologjisë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se janë duke e trajtuar informatën në koordinim me prokurorinë dhe institucionet e tjera.

“Jemi duke e trajtuar këtë informatë në koordinim me prokurorinë dhe institucionet e tjera përkatëse”, ka thënë ajo për Nacionalen.

Ndërkohë, më herët u raportua se Inspektorati Shëndetësor ka zbarkuar sot në këtë klinikë dhe po e heton rastin.

Ndërkaq, është paralajmëruar se do të ketë hetime edhe nga prokurori i Odës së Mjekëve të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.