
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë, raporton Gazeta10.
Në njoftim bëhet e ditur se Policia Rajonale e Ferizajt pas një pune intenzive hetimore dhe grumbullimit të informacioneve ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin A.K.
I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“KOMUNIKATË PËR MEDIA
Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave në Shtërpcë
Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar.
I dyshuari është duke u shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, për veprime tjera hetimore.
Për informata tjera do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. / Gazeta10