
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit për plagosjen e dy personave në Shtërpcë i është konfiskuar arma, raporton Gazeta10.
Në njoftim bëhet e ditur se po ashtu është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve si provë material.
Kujtojmë se i dyshuari në fjalë është arrestuar vetëm pak minuta pasi ka ndodhur plagosja në fjalë.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“KOMUNIKATË PËR MEDIA
Informata shtesë në lidhje me rastin e plagosjes së dy personave në Shtërpcë
Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, pasi kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33 vjeçar, hetuesit rajonal kanë gjetur e më pas kanë konfiskuar armën e zjarrit (pistoletë) me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.
Si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari.
Për informata tjera do të njoftoheni me kohë” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. / Gazeta10