Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Diaspora e kultura mbesin shpëtim për Kosovën (VIDEO)

Gazeta10
06 January 2023 - 20:16

Raporti: Saranda Aliu

Përfaqësues të hotelerisë dhe turizmit kanë thënë se sivjet mbi 25% ka pasur më shumë të ardhura sesa vitet e kaluara. Me gjithë mungesën e ofertave turistike, numri i vizitorëve ka shënuar rritje kryesisht si pasojë e ardhjes së mërgimtarëve, si dhe aktiviteteve të shumta kulturore që janë organizuar në vend, gjatë vitit 2022.

Në pamundësi të ofertave, Kosova krijon pak hapësirë për rritjen e turizmit.

Megjithatë, kultura dhe mërgata mbesin kryesisht si dy shpëtimtaret e vetme.

Gjatë vitit 2022, shteti dhe shoqëria ka arritur të përfitojë 25% më shumë të ardhura, në krahasim me vitet e kaluara, si pasojë e ardhjes së mërgimtarëve dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore.

Nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kanë thënë kjo situatë ka shërbyer si infuzion edhe për shumë biznese.

Si rrallë herë, gjatë këtij dimri Brezovica, Boga e Rugova pati pak vizitorë, si pasojë e mungesës së të reshurave të borës.

Nga Unioni i Turizmit, kanë thënë se aktivitetet kulturore kanë ndikuar në rritje të vizitorëve në Kosovë, sidomos gjatë festave të fundvitit.

Ndërkohë, gjatë vitit 2022, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka realizuar afro 22 mijë fluturime me rreth 3 milionë udhëtarë, duke shënuar kështu numrin më të madh të udhëtarëve ndonjëherë.

Sipas ANP-së, destinacionet që kanë prirë për nga numri i udhëtarëve që kanë fluturuar drejt Prishtinës kanë qenë nga vendet si Zvicra, Gjermania, Turqia, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.