Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Tahiri për ligjin e pagave: E papranueshme të mos tregohet vlera e koeficientit, duhet të jetë 129 euro

Gazeta10
07 January 2023 - 12:47

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-ja, Besnik Tahiri ka kritikuar Qeverinë dhe Presidenten për Ligjin e Pagave.

Në një konferencë për medie, Tahiri thotë se po vazhdon të mbahet sekret vlera e koeficientit dhe sipas tij, një gjë e tillë është e papranueshme.

Tahiri thotë se vlera e koeficientit duhet të jetë 129 euro, ndryshe sipas tij, do të ketë rënie drastike të pagave.

“Kaloi edhe një javë edhe një mbledhje e Qeverisë, pasi Ligji i Pagave është nënshkruar nga Presidentja e vendit dhe ende vazhdon të trajtohet në mënyrë më të fshehtë, sekrete vlera e koeficientit. Është e papranueshme që 80 mijë sherbyes të këtij vendi janë në ethe dhe të mos e dinë pagën e tyre, duke e ditë se ekziston një ligj”.

“AAK-ja e ka një porosi për kryeministrin dhe Qeverinë. Në mënyrë që ky ligj të shpëtohet, atëherë vlera e koeficientit duhet të jetë 129 euro. Kjo në mënyrë që mos të ketë rënie drastike të pagave”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.