Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

AAK me porosi për Qeverinë (VIDEO)

Gazeta10
07 January 2023 - 19:30

Raporti: Kanal10

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se e vetmja mënyrë që Ligji i Pagave t’i shpëtojë kontestimit nga Kushtetuesja është që vlera e koeficientit të jetë 129 euro. Ai është shprehur se është e papranueshme që 80 mijë shërbyes publik të mos e dinë pagën e tyre.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që vlera e koeficientit në Ligjin për Paga të jetë 129 euro.

Nga kjo parti kanë thënë se vetëm në këtë mënyrë ky ligj do të mund të shpëtojë nga kontestimi i Kushtetueses.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë të mbajtur për medie, ka thënë se kontestimi i këtij ligji veçse ka filluar.

Tahiri ka thënë se është e papranueshme që 80 mijë shërbyes publik të jenë në ethe e të mos e dinë pagën e tyre.

Tahiri kritikoi qeverinë edhe për qasjen në veri, shëndetësi e sektorë tjerë, për çka tha se po prodhon kriza.

Ndërsa, sa i përket Ligjit të Pagave, kryeministri Albin Kurti ka thënë të premten se vlera e koeficientit është duke u përllogaritur dhe se e njëjta do të bëhet publike brenda muajit. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.