
Nëna e Stefan Stojanoviqit, njërit nga të plagosurit mbrëmë në Shtëprcë, ka thënë se nuk është qëlluar mbi dy të rinjt serbë, raporton Gazeta10
“Nëna e djalit Stefan Stojanoviq, i cili u plagos me të riun tjetër në afërsi të Shtërpcës, Zorica Stojanoviq, ka deklaruar se janë lënduar pasi janë goditur nga një rikoset”, shkruan N1, trasnmeton Gazeta10.
Ajo ka thënë se ai ka gjuajtur në asfalt dhe jo mbi ta dhe se të dy të plagosurit janë mirë, gjallë dhe shëndoshë.
“Ai ka gjuajtur në rrugë, në asfalt, nuk ka qëlluar mbi ta (të rinjtë) dhe përveç djalit tim është plagosur edhe një i ri. Faleminderit Zotit është mirë, gjallë dhe shëndoshë”, tha Zorica Stojanoviq.
Stefan Stojanoviq dhe Millosh Stojanoviq janë plagosur mbrëmë ndërsa sot Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar një muaj paraburgim për të dyshuarin.
Dy plagosjet në fjalë mbrëmë i kanë dënuar ashpër zyrtarët vendor dhe ata të huaj në Kosovë. / Gazeta10