
Një shtetas gjerman është arrestuar të dielën në aeroportin “Adem Jashari”, pasi që të njëjtit gjatë kontrollit të valixhes i është gjetur një pistoletë me shtatë fishekë, raporton Gazeta10.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas gjerman që ishte duke udhëtuar në destinacionin Prishtinë–Shtutgard, pasi që gjatë kontrollit të valixhes i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje, policia bënë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje/Gazeta10