
Kombëtarja e Portugalisë ka emëruar trajnerin e ri.
Roberto Martinez nga sot e tutje do të jetë përzgjedhës i kombëtares portugeze.
Tekniku spanjoll vjen te Portugalia, pas një periudhe gjashtëvjeçare të kaluar të Kombëtarja e Belgjikës.
Martinez vjen te Portugalia si pauses i Fernando Santos, i cili u largua nga Kombëtarja iberike pas eleminimit nga Kampionati Botëror.
Po ashtu edhe Martinez i dha fund eksperiencës si trajneri i Belgjikës pas përfundimit të Botërorit.
Përveç aventurës së tij te Belgjika, spanjolli ka drejtuar në të kaluarën edhe ekipet si Everton, Swansea dhe Wigan Athletic.
Debutimin e tij si trajner i Portugalisë, Martinez pritet ta bëjë në mars të këtij viti, ku Portugalia starton ciklin kualifikues për Kampion Europian.
Martinez pritet të jetë në krye të Portugalisë përgjatë EURO 2024 dhe Kupës së Botës që do të mbahet në vitin 2026.