Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dokument: Prokuroria i referohet dy herë turmës që e pengoi ushtarin e FSK-së, por ajo ishte në skaj të rrugës

Gazeta10
09 January 2023 - 16:46

Ushtarit të FSK-së, A.K. i përfshirë në incidentin e armatosur në Shtërpcë tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muajsh, por në kërkesën e prokurorisë për gjykatën nuk sqarohen shumë rrethana se si ka ndodhur ngjarja.

Në kërkesën e prokurorisëtë të siguruar nga Gazeta 10, në pikën e parë të dispozitivit thuhet se “qytetarët ishin në skaj të rrugës” dhe nuk bëhet fjalë për bllokim të rrugës nga ana e qytetarëve.

“Derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij dhe me të arritur në hyrje të fshatit, vëren disa qytetarë në skaje të rrugës dhe me qëllim që t`i largon, i njëjti bie borisë, në pamundësi që të lëviz tutje e ndalë veturën dhe pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur aty për aty e nxjerrë revolen dhe shtie dy herë duke i goditur të dëmtuarit, e që si pasojë e këtyre goditjeve lëndime trupore pësojnë të dëmtuarit të cilët fillimisht dërgohen në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë, e më pas në Spitalin në Graçanicë”, thuhet në kërkesën e Prokurorit të Shtetit, të datës 7 janar 2023.

Mbrojtja e ushtarit të FSK-së e ka kundërshtuar këtë pohim duke thënë se bëhet fjalë për pasaktësi të mëdha për ditën kritike.

Po ashtu, aty në dokument i referohen një dëshmitari që ka rrëfyer gjithë ngjarjen, pa e përmendur për kënd bëhet fjalë.

Prokuroria pretendon se ushtari i FSK-së, A.K ka ushtruar veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë, nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.5 dhe 1.11 lidhur me nenin 28 të KPRK-së; veprën e përdorimit të armëve apo mjetit të rrezikshëm dhe për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. 

Nga ky incident javën që shkoi, mbetën të plgagosur dy të rinj të nacionalitetit serb, njëri 11 dhe tjetri 21-vjeç. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.