
Mendimet diverse brenda Grupit Parlamentar të VV-së po i bëjnë dobi këtij subjekti politik, tha deputeti Mirsad Korenica në Prime Time.
Korenica teksa ka bërë të ditur se nuk do të largohet nga VV-ja, tha se anëtarsimin në partinë e Kurtit, shumica e deputetëve aktual e bën pikërisht për shkak të hapësirë së dhënë në këtë subvjekt për t’I shprehur idet e tyre, shkruan Gazeta10.
‘Brenda VV-së si një familje, ne jemi bashkuar pasi shumicës ju është ofruar hapësirë për të kontribuuar e shprehur mendime të ndryshme. Vetëvendosjes po i bën shumë dobi që Brenda grupit parlamentar të ketë edhe mendime të cilat jo detyrimisht duhet të përputhen me cdo veprim ose vendim të caktuar. Ne do ta kemi zërin kritik cdo herë që s’jemi të kënaqur me disa veprime. Por, kjo s’do të thotë që deputetët kanë çarje me Qeverinë. Unë s’shoh arsye që të ndahem nga VV-ja”, tha tutje Korenica në Prime Time. /Gazeta10