Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sulmoi 18-vjeçaren, arrestohet ferizajasi

Gazeta10
10 January 2023 - 9:14

Policia e Kosovës ka arrestuar një 22-vjeçar, pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar 18-vjeçare.

Shkak i sulmit mësohet të jetë një mosmarrëveshje, raporton Gazeta10.

“Më 09.01.2023 në ora 13:50, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Zenel Hajdini’’ në Ferizaj është një rast i sulmit. Në lidhje me këtë policët e rendit e më pas edhe policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin N.K ( M/K) i moshës 22-vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje e kishte sulmuar personin F.A ( F/K) e moshës 18 vjeçare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Policia të dyshuarin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti është cilësuar “Sulm”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.