
Një zjarr ka shpërthyer në bodrumin e një objekti sot pasdite në Prishtinë, raporton Gazeta10.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka të lënduar.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në podrumin e një objekti, në rrugën Ukshin Hoti, në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkohë në media u raportua se bëhet fjalë për objektin e Ministrisë së Drejtësisë./Gazeta10