Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zeka për Kurtin: Ka imagjinatë të sëmurë e shfrenuese, në pushtet erdhi me gjak

Gazeta10
10 January 2023 - 21:57

Komentatori politik, Milaim Zeka në emisionin “Politiko” ka komentuar videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje e cila akuzon PDK-në, LDK-në dhe AAK-në për zhvatje, pasurim me politikë e korrupsion, raporton Gazeta10.

Zeka e ka quajtur Kurtin mashtrues, rrenc, abuzues duke thënë se me “imagjinatën e vet shfrenuese e të sëmurit” ia kalon Hitchcock-ut.

“Disa herë kam thënë se Albin Kurti me imagjinatën e tij të sëmurë totalisht shfrenuese ia kalon Hitchcock-ut, ky filmaxhi, rrenc e abuzues, mashtrues i cili ka ardhur me gjakderdhje në pushtet i cili i ka gjakos krejt institucionet e Kosovës, me këtë video të rrejshme mundet me rrejt veç një njëri që e ka trurin në fund të barkut.”, ka thënë Zeka.

Tutje, Zeka ka thënë se e cilëson mashtrues sepse ka thënë se nuk ka punësime familjare ndërkohë që të gjitha institucionet “i ka rrok në dorë me familjarë të LVV-së”.

“Ka rrejt nuk ka punësime familjare, krejt bordet i ka rrok në dorë, krejt institucionet prej Iber Lepencit, Postës, çdo njëri në borde e institucione janë familjarë të LVV. Janë aferat më të mëdha korruptive në histori të Kosovës, tenderë 1 burim që ia kanë dhënë veç përmes një oferte. Afera e konfiskimit të pasurisë në Brezovicë është bërë krejt me njerëz të VV-së në krye me dhëndrin e Liburn Alit, Në RTK i kanë dërguar njerëzit e vet, në UP e kanë zgjedh rektorin e vet.”, ka deklaruar Zeka./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.