Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Grabovci për dialogun: Kurti duhet t’i ftojë të gjitha forcat për bashkim

Gazeta10
10 January 2023 - 23:26

Ish-politikani i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci në emisionin “Prime Time’ ka folur rreth tensioneve të fundit në veri të vendit, teksa ka vlerëzuar se kryeministri, Kurti duhet t’i ftojë të gjitha subjektet politike për bashkim, për shkak të interesit nacional karshi Serbisë, raporton Gazeta10.

Grabovci, ka thënë se ne kemi një mision të papërfunduar dhe nuk mundet që një person i vetëm e as një parti ta finalizojë atë.

 “Në këtë moment unë mendoj që tërë popullit të Kosovës i takon që duhet t’i bëjmë thirrje vetvetes qoftë lider politik qoftë jo politik, sepse është momenti i fundit ku kemi nevojë për bashkim të forcave për të rezistuar kundër sfidave që na presin. Të gjitha forcave, politike, edhe me opozitën. Sepse sikur të kishim një kryeministër të duhur e para do duhej që ai ta merrte iniciativën të komunikonte me të gjitha partitë politike e organizata e ndryshme jo qeveritare, mediume e sindikata e t’i merrte vendimet karshi interesit nacional. Kemi një mision të pa përfunduar, këtë  s’mundet me e kry një parti e aq më pak një person. Të gjithë së bashku të mobilizohemi, do të dalim fitimtarë. Kishte qenë mirë me i bashkuar të gjithë. Është në të mirën e procesit, çuarjes në përfundim të misionit tonë, zgjidhjes së problemit me Serbinë.”, ka thënë Grabovci.

Tutje, ai ka thënë se këtë zgjidhje të problemit nuk do ta bëj askush nëse nuk e bëjmë vetë.

“Këtë zgjidhje, s’do ta bëj askush nëse ne nuk i kryejmë detyrat tona të shtëpisë. Mobilizimi është detyra e parë. Duhet të merren vendimet e drejta dhe të guximshme. Por, sjelljet e papërgjegjshme e të papjekura ia pamundësojnë opozitës që ta jep kontributin e saj në këtë drejtim.”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.