Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj kujton Malokun në 24-vjetorin e vrasjes: Ishte i jashtëzakonshëm

Gazeta10
11 January 2023 - 9:11

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar aktivistin e LDK-së, Enver Malokun, në 24 vjetorin e vrasjes së tij, raporton Gazeta10.

Haradinaj tha se Malokun do ta kujtojnë gjithmonë si një nga intelektualët e parë që iu bashkua lëvizjes për liri.

“Si një atdhedashës që ishte, dha gjithçka për lirinë e fjalës, për popullin e Kosovës. Roli i tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, ishte i jashtëzakonshëm. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Enver Malokun”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se sot është 24-vjetori i vrasjes së ish-veprimtarit të LDK-së, Enver Maloku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.