Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Al-Nassr sqaron gjithçka rreth kontratës së Ronaldos

Gazeta10
11 January 2023 - 9:40

Klubi nga Arabia Saudite, Al-Nassr ka sqaruar disa gjëra rreth kontratës së Cristiano Ronaldos.

U përfol se përveç pagës 200 milionë euro në vit, Ronaldo e ka edhe një “detyrë” tjetër në kontratë, transmeton Gazeta10.

Sipas disa raporteve, thuhej se Ronaldo do të jetë ambasador i Arabisë Saudite për të organizuar Kampionatin Botëror të vitit 2030.

Megjithatë, kjo është mohuar nga klubi saudit.

“Al Nassr FC dëshiron të sqarojë se ndryshe nga raportet e lajmeve, kontrata e Cristiano Ronaldos me Al Nassr nuk përfshin angazhime për asnjë ofertë për Kupën e Botës. Fokusi i tij kryesor është te Al Nassr dhe të punojë me shokët e tij për të ndihmuar klubin të arrijë sukses”, thuhej në reagimin e tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.