
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar dy veprimtarët e lëvizjes kombëtare, Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ne duhet të jemi të lumtur që ata kanë jetuar në mesin tonë, mes shumë personaliteteve të tjera.
Tutje, ai ka thënë se ata duhet kujtuar me respekt dhe krenari.
Më tej, Krasniqi ka thënë se duhet të jemi përjetësisht mirënjohës ndaj sakrificës së dëshmorëve.
Këtu keni postimin e plotë:
“Guximi i një njeriu, është liria e një tjetri. Prandaj, për shumë personalitete tona kombëtare, para se gjthash, duhet të jemi të lumtur që ata jetuan në mesin tonë.
Të tillë janë veprimtarët e lëvizjes kombëtare, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të cilët, sot, në 39 vjetorin e rënies së tyre heroike, i kujtojmë me respekt dhe krenari.
Përjetësisht mirënjohës sakrificës së dëshmorëve tanë, atyre që përfaqësojnë më së miri vlerat më sublime të vendit tonë dhe të cilët me guximin e tyre kanë sjellë lirinë që gëzojmë sot. Lavdi”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10