
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se në takim me të kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon.
Më tej, Osmani ka thënë se kanë theksuar rëndësinë e rritjes së angazhimit të SHBA-së.
Tutje, Osmani ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për ta forcuar aleancës e hekurt mes Kosovës dhe SHBA-së.
Këtu keni postimin e plotë:
“E lumtur që mirëprita një delegacion të nivelit të lartë nga Qeveria e SHBA, të udhëhequr nga @CounselorDOS Chollet. Diskutuan zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe theksuan rëndësinë kryesore të rritjes së angazhimit të SHBA. Ne mbetemi të përkushtuar për të forcuar aleancën e hekurt 🇽🇰-🇺🇸.”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Twitter. / Gazeta10