
Një 41-vjeçar ka vdekur mëngjesin e së mërkurës në Spitalin e Prizrenit.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën10, toger, Shaqir Bytyqi nga Policia e Prizrenit.
Sipas tij, i ndjeri ishte duke marrë trajtim mjekësor në Spital qysh tri ditë më parë.
“Sot rreth orës 07:00 është raportuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit që një pacient i cili ka qenë i shtrirë mashkull 41 vjeç ka ndërruar jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë marrë raportin e mjekut, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, tha Bytyqi. /Gazeta10