
Njeriu i dytë i Departamentit të Shtetit ka deklaruar në takim me gazetarët nga Kosova se nuk ka parakushte për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, raporton Gazeta10.
Ai ka bërë thirrje që marrëveshja të arrihet sa më shpejtë që është e mundur.
Chollet tutje ka deklaruar se ka parë një vullnet të fuqishëm të Qeverisë për të përvjelur mëngët në kuaadër të procesit të dialogut, që sipas tij, i garanton Kosovës integrim në strukturat euro-atlantike.
Chollet po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas Kosovës, këshilltari amerikan pritet të vizitojë edhe Serbinë/Gazeta10