
Çështja e Asociacionit ka përplasur panelistët në debatin e Politikos në Kanal10.
Komentatori politik, Arben Ahmeti ka thënë se qëndrimi i SHBA-ve karshi Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të jetë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet aktuale që kanë këto komuna.
“Asociacioni nuk mund të jetë OJQ, sepse është jo qeveritare. E asoacioni i komunave me shumicë serbe ka kompetenca, është qeveri komunale. Nuk mundet me u kriju një mekanizëm që është antiqeveritar”, tha tutje Ahmeti në Politiko.
Ai u kundërshtua nga Adrian Çollaku i cili tha, se pa njohjen në qender, Kosova s’do të duhej të pranonte zbatimin e Asociacionit, shkruan Gazeta10.
“Asociacioni nuk mund të interpretohet si një OQJ. Por është një kompromis, një marrëveshje që e kemi nënshkruar. Duhet me pas shumë kujdes rreth statutit të tij, sepse rrezikon shtetin unitar”, tha Çollaku. /Gazeta10