Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hamiti për vizitën e Cholletit: Përpjekje për të rikthyer dialogun në binarë

Gazeta10
11 January 2023 - 23:35

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti në “Prime Time” ka folur rreth vizitës së sotme të Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet , raporton Gazeta10.

Hamiti ka thënë se kjo vizitë ishte përpjekje për ta kthyer dialogun në binarë.

“Vizita ishte shumë e rendësishme jam i bindur dhe prej përbërjes së këtij delegacioni shihet qartë, ishte z.Chollet, emisari Escobar, pastaj zyrtari i lartë nga Depertamenti i Mbrojtjes dhe ambasadori. Është bërë përpjekje për ta rikthyer dialogun në binarë, sepse ka dalur në një mënyrë për shkak të këtyre krizave që u krijuan në veri, telashet me targat,  problemet me barrikadat, situatën që është më e keqe se që ka qenë më herët. Sigurisht Serbia krijon probleme atje siç ka krijuar gjith herë dhe Qeveria e Kosovës ka rënë në grackën e saj.

Tutje Hamiti, ka thënë se Qeveria e ktheu dialogun ku u diskutua njohja në diskutim për targa./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.