Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Teleferiku i Kalasë së Prizrenit gati pas 2 vitesh, kryetari Totaj jep detaje

Gazeta10
12 January 2023 - 10:44

Shumë shpejt banorët dhe turistët e Prizrenit do të kenë një teleferik i cili do të thjeshtojë vizitat në kalanë e qytetit.

I kontaktuar nga ATSH, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dha detaje mbi marrëveshjen e nënshkruar dy ditë më parë mes komunës, Ministrisë së Infrastrukturës dhe agjencisë zvicerane Swiss Contact.

Sipas kryetarit të Prizrenit, projekti do të ketë një kosto prej 5 milionë eurosh.

“Parashikohet që teleferiku të jetë me shina, me dy kabina dhe pritet që të përfundojë zbatimi i projektit deri në fund të vitit 2024”, tha Totaj për ATSH.

Pas përfundimit të fizibilitetit, agjencisë zvicerane Swiss Contact i hapet rruga për hartimin e një plani të detajuar të zbatimit në terren si dhe për financimin. Më pas ministria e Infrastrukturës do të sigurojë mjetet për financimin e teleferikut ndërsa Komuna Prizren do të sigurojë lejet e nevojshme për të filluar zbatimin e projektit.

Sipas kryekomunarit Totaj, në Kalanë e Prizrenit do të ketë edhe një nyjë gastronomie, gjë që do ta bëjë edhe më tërheqëse për vizitorët, këtë pikë turistike.

Pozicioni i saj topografik, dominues mbi qytetin, peizazhi natyror mjaft tërheqës dhe konfigurimi arkitektonik, e bëjnë Kalanë e Prizrenit me vlera të padiskutueshme arkeologjike, historike dhe turistike./KP/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.