
Gjatë natës së sotme në monitorin e vendosur në sallonin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova janë shfaqur pyetje nga më të ndryshmet, të bëra nga publiku drejtuar banorëve, raporton Gazeta10.
Kësisoj, konkurrenti i shtëpisë së “Vëllait të Madh”, Andi nuk i ka shpëtuar dot pyetjes rreth shprehisë së tij, tashmë virale në mediat sociale, brenda të cilit ai përsërit fjalët e njëjta.
“A the çka deshte me thonë që ai e thotë, kur se ka thonë, para se me thonë që ti ke thonë?”, është pyetja drejtuar Andit.
Ndërsa, e njëjta u shoqërua me shumë të qeshura nga banorët e tjerë, dhe një përgjigje, sado që e shkurtë, nuk mungoi as nga Artani.
“Këtë vetëm unë mund ta kuptoj, po më qeshet tani”, ka thënë Andi pos tjerash./Gazeta10